back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeKQZ publikon rezultatet e secilit kandidat për deputet në zgjedhjet e 11...

KQZ publikon rezultatet e secilit kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Nga sot deri nesër, pritet që secili kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit, të mundë t’i shohë format e rezultateve të kandidatëve nga secili vendvotim në tërë territorin e Kosovës. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Elezi ka thënë se me qëllimin e rritjes së transparencës dhe besueshmërisë për këtë proces zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të publikojë në faqen zyrtare të gjitha kopjet e skanimit të formularëve të rezultateve të kandidatëve.

“Me qëllim të rritjes së transparencës dhe besueshmërisë në procesin zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të publikojë në faqen zyrtare të gjitha kopjet e skanimit të formave të rezultateve të kandidatëve dhe formularëve të rezultateve përfundimtare”, ka thënë Elezi për Express.

Zëdhënësi i KQZ-së tha se përmes këtij publikimi, kandidatët mund të shohin të dhënat, si formë fotografie, nga secili vendvotim në të gjithë territorin e Kosovës.

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që sot të fillojnë me rinumërimin e 30 kutive të votimit nga komuna të ndryshme të Kosovës, për shkak se ato nuk kanë mundur të procesohen si të rregullta dhe deri tani po mbaheshin në karatinë.

KQZ-ja gjatë ditës së sotme do të bëjë njoftim zyrtar se kur do të publikohen formularët në faqen zyrtare të saj.

“Gjithashtu, sot kemi filluar me rinumërimin e 30 kutive të votimit të cilat janë nga vendvotimet e ndryshme, nga komunat e ndryshme të Kosovës. Për këtë rinumërim ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas rekomandimit nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve për arsye të ndryshme që kanë hasur gjatë pranimit të tyre në QNR”, ka thënë Elezi.

Këto vendvotime, Elezi tha se kanë qenë në karantinë pas skanimit, për shkak se nuk kanë mundur të procesohen si të rregullta. /GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz