KQZ publikon platformën për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave për pjesëmarrje në votime
dp

Lexo edheKupina me bashkëshorten votojnë, fton qytetarët të ushtroni të drejtën kushtetuese për të marrë pjesë në këtë proces demokratik

Linku për të shikuar online këto statistika është: https://resultslocal2025.kqz-ks.org.
“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, numërimi i fletëvotimeve të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe të subjeketeve politike duhet të bëhet në vendvotim, pasi të përfundojë procesi i votimit, ndërkaq numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale bëhet në Qendra Komunale të Numërimit”, thuhet në njoftim.
KQZ thotë se ka bërë përgatitjet që më 12 tetor të publikohen rezultatet preliminare të kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale. Gjithashtu, gjatë zhvillimit të ditës së votimit, në orare të caktuara do të publikohen edhe të dhëna për pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje, për secilën komunë, të detajuar për çdo qendër votimi dhe vendvotim.

Lexo edheKupina me bashkëshorten votojnë, fton qytetarët të ushtroni të drejtën kushtetuese për të marrë pjesë në këtë proces demokratik