back to top
Thursday, October 9, 2025
BallinaLajmeKQZ publikon orarin e konferencave në ditën e zgjedhjeve

KQZ publikon orarin e konferencave në ditën e zgjedhjeve

Të ngjajshme

- Advertisement -

KQZ ka marrë vendim për miratimin e planit të konferencave për ditën e zgjedhjeve dhe prezantimin e statistikave të pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhje.

Në ditën e zgjedhjeve, KQZ do të mbajë 5 konferenca të rregullta, në këto orare:

08:00 – Konferenca e parë: KQZ njofton për fillimin e procesit të votimit;

11:30 – Konferenca e dytë: KQZ njofton për pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në orën 11:00 dhe për ecurinë e procesit zgjedhor;

15:30 – Konferenca e tretë: KQZ njofton për pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 dhe për ecurinë e procesit zgjedhor deri në atë kohë;

19:30 – Konferenca e katërt: KQZ njofton për përfundimin e procesit të votimit, ecurinë e përgjithshme të tij, pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje dhe për fillimin e numërimit të fletëvotimeve;

“Për kohën e mbajtjes së konferencës së pestë, për publikimin e rezultateve të përmbledhura preliminare të kandidatëve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale, KQZ-ja do të njoftojë me kohë.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz