back to top
Sunday, December 7, 2025
BallinaLajmeKQZ nuk po përgatitet për zgjedhjet parlamentare

KQZ nuk po përgatitet për zgjedhjet parlamentare

Të ngjajshme

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Abdixhiku: 123 është numri i shpresës

Në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, Lidhja Demokratike e...

Numri 130 i takon PDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Partia Demokratike e Kosovës do të garojë me numrin...

Jehona Lushaku – Sadriu garon sërish për deputet

Jehona Lushaku Sadriu ka vendosur që të kandidoj sërish...

LDK futet në zgjedhje me numër 123

Lidhja Demokratike e Kosovës do të garoj më numrin...

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka mohuar se institucioni që drejton ka marrë sinjale nga ndonjë institucion relevant për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka deklaruar se ky institucion nuk është duke e bërë asnjë përgatitje për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare.

Sipas saj, KQZ-ja është duke bërë përgatitje për zgjedhjet lokale që do të mbahen në afatin e rregullt kushtetues në vjeshtë të këtij viti. Kryetarja e KQZ-së ka theksuar se mbajtja e dy palë zgjedhjeve brenda një viti do të jetë mjaft sfiduese për këtë institucion.

Pavarësisht prej kësaj, ajo ka thënë se, nëse u kërkohet të organizohen edhe zgjedhjet e parakohshme, KQZ-ja do ta bëjë një gjë të tillë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz