back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeKQZ: Nesër shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

KQZ: Nesër shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Të ngjajshme

Fejohet Dardan Berisha, kjo është vajza që i mori zemrën

Tashmë është zyrtare, Dardan Berisha nuk është më beqar....

Leukemia dhe limfoma: Si dallojnë, simptomat dhe faktorët kryesorë të rrezikut

Leukemia dhe limfoma janë sëmundje malinje që prekin sistemin...

Meriton Korenica shënon një tjetër supergol në Rumani (VIDEO)

Mertion Korenica po vazhdon me formën e jashtëzakonshme te...

Nesër certifikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Elezi njoftoi se KQZ do të mbajë mbledhjen nesër duke filluar nga ora 10, ku në rend dite do të jetë edhe shpallja përfundimtare e rezultateve.

‘’Ju njoftoj se nesër (e shtunë, 31 janar 2026, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025’’, ka thënë ai.

Elezi ka bërë të ditur edhe se, sonte pritet të përmbyllet procesi i rinumërimit, ku kanë mbetur më pak se 50 vendvotime.

‘’Procesi i rinumërimit të 2,557 vendvotimeve, i filluar më 13 janar, pritet të përmbyllet sonte, më 30 janar. Aktualisht, kanë mbetur të rinumërohen më pak se 50 vendvotime’’, ka njoftuar Elezi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz