BallinaLajmeKQZ merr vendim për largimin nga lista të mbi 1 mijë e...

KQZ merr vendim për largimin nga lista të mbi 1 mijë e 500 personave të vdekur, miraton procedurën për votimin e personave me nevoja të veçanta

Të ngjajshme

Këta janë 25 kandidatët për dy vende bosh në Gjykatën Kushtetuese

Të martën, më 17 mars, ka përfunduar afati i...

Zbulohet vendbanim ilir në Lushnjë

Një tjetër vendbanim Ilir është zbuluar në Lushnjë. Gërmimet arkeologjike...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mban sot mbledhjen e radhës në vazhdën e përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

KQZ në këtë mbledhje ka marrë disa vendime:

  • Miratimi i programit për Trupat Menaxhuese të Zgjedhjeve dhe stafin zgjedhor për Zgjedhjet Lokale 2025 – Ky program do të përfshijë mijëra persona të cilët do të angazhohen në procesin zgjedhor, përfshirë ditën e zgjedhjeve, siç janë: trajnerët; anëtarët e Këshillave të Vendvotimit; anëtarët e ekipeve mobile për votimin e personave me nevoja të veçanta; numëruesit në 38 Qendrat Komunale të Numërimit dhe stafin e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve. Programi i trajnimit ka për qëllim pajisjen me njohuri të stafit që do të angazhohet në zgjedhje për të gjitha procedurat e votimit dhe numërimit në vendvotim; votimin me kusht; votimin e personave me nevoja të veçanta, procedurat e numërimit në QKN; procedurat për paketimin e materialit zgjedhor.

 

  • Miratimi i procedurës për Votimin e Personave me Nevoja të Veçanta (VPNV) – Ky udhëzuesi synon lehtësimin dhe garantimin e të drejtës kushtetuese për të votuar për të gjithë qytetarët pa përjashtim dhe ka për qëllim të përcaktojë mënyrën e regjistrimit, evidentimit dhe votimit të Peronave me Nevoja të Veçanta, të cilët nuk mund të votojnë në vendvotimin e tyre. Udhëzuesi përshkruan në detaje procesin dhe përgjegjësitë e Këshillit të Votimit të Ekipit Lëvizës, duke siguruar  një proces zgjedhor transparent, gjithëpërfshirës dhe në përputhje të plotë me standardet ligjore dhe rregulloret zgjedhore në fuqi.

Largimi nga lista votuese e personave të vdekur – KQZ mori vendim për largimin e 1,514 personave, të cilët në ditën e zgjedhjeve do të kenë moshën 95 vjeç ose më shumë. Të gjithë këta persona janë pjesë e një liste të verifikuar se kanë ndërruar jetë. Procesi i verifikimit është realizuar nga Zyrtarët Ekzekutiv të KQZ në komuna të ndryshme të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz