Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët me të drejtë vote që para se të shkoni në vendvotim, të kontrollojnë se ku e kanë vendvotimin.
KQZ përmes një postimi në Facebook, apelon qytetarët që të kenë kujdes të marrin me vete një nga dokumentet e vlefshme: letërnjoftimin, pasaportën ose lejen e vozitjes
“Gati për të votuar? Para se të shkoni në vendvotim, kontrolloni ku votoni, https://qv.kqz-ks.org
Shkruani datën e lindjes dhe numrin personal – menjëherë shfaqet qendra juaj e votimit!
Mos harroni të merrni me vete një nga dokumentet e vlefshme: letërnjoftimin, pasaportën ose lejen e vozitjes”, thuhet në apelin e KQZ-së