BallinaLajmeKQZ: Janë funksionale kutitë postare në 23 shtete të botës për qytetarët...

KQZ: Janë funksionale kutitë postare në 23 shtete të botës për qytetarët që votojnë jashtë shtetit, kjo formë e votimit përfundon më 27 dhjetor

Të ngjajshme

Nesër në lagjen Dardania ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, njofton se për...

Drejtori sportiv i Atleticos: Alvarez do të qëndrojë

Këtë javë kanë filluar spekulimet për një transferim të...

Muriqi i prin sulmit të Mallorcas në ndeshjen ndaj Espanyolit

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Mallorcas dhe...

Olta lajmërohet nga Roma, shfaqet ‘zjarr’ në këtë veshje

Olta Gixhari është një nga personazhet me të përfolura...

Haradinaj përkujton heroin, Yll Morina, në përvjetorin e rënies

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se me qëllim të lehtësimit të procesit të votimit jashtë Kosovës, për votuesit e regjistruar për votim me postë, janë funksionale kutitë postare në 23 shtete të ndryshme.

Kutitë postare janë funksionale në këto 23 shtete: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kosovë, Kroaci, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Norvegji, ShBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër.

“Më 14 dhjetor, KQZ ka nisur procesin e dërgimit të pakove me fletëvotime për rreth 58 mijë votuesit e regjistruar jashtë vendit për votim me postë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Fletëvotimet, të cilat janë shtypur në Slloveni, kanë arritur në Kosovë të premten më 12 dhjetor dhe pas kësaj shërbimi votues i KQZ-së ka bërë përgatitjen e pakove individuale për secilin votues të regjistruar. Në çdo dërgesë postare, është vendosur nga një numër i veçantë gjurmimi dhe u është dërguar votuesve të regjistruar, të cilët mund të shohin vazhdimisht vendndodhjen e pakos me fletëvotim”, ka njoftuar KQZ.

KQZ ka njoftuar se votimi përmes postës përfundon më 27 dhjetor 2025.

“Pakot duhet të dorëzohen në adresën e njërës nga kutitë postare të KQZ-së në shtetin ku jetojnë votuesit, apo në kutitë postare më të afërta. KQZ inkurajon votuesit e regjistruar që këtë ta bëjnë sa më shpejt që është e mundur, në mënyrë që pakoja të arrijë me kohë në kutinë postare nga ku do të tërhiqet dhe do të dërgohet në Kosovë për procesin e numërimit”, ka njoftuar KQZ. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz