back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeKQZ-ja fillon përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve të Parakohshme

KQZ-ja fillon përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve të Parakohshme

Të ngjajshme

Një prej talentëve më të mirë në botë, Lennart Karl ishte pjesë e Real Madridit?!

Futbollisti i njohur gjerman, Lennart Karl që po befason...

Njeriu më i pasur në Indi, ia dhuroi një orë milionëshe Lionel Messit

Lionel Messi me dyshen, Luis Suarez dhe Rodrigo de...

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e 13 vjeçarit në Ferizaj

Një rast i rëndë u raportua dje të ketë...

Gjetje e mjetit të dyshimtë gjatë punimeve në Rahovec, intervenon FSK-ja

Dje rreth orës 11:05, në rrugën “Bekim Isma” në...

Pas shpalljes së Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje për të filluar me përgatitjet intensive për organizimin e këtyre zgjedhjeve.

Në fillim të mbledhjes, kryetarja dhe anëtarët e KQZ-së, uruan qytetarët e Republikës së Kosovës për shpalljen e datës së zgjedhjeve dhe shprehën përkushtimin e tyre në përmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u dakordua për të ftuar organizatat dhe asociacionet ndërkombëtare, pjesë e së cilave është KQZ-ja, për të vëzhguar këtë proces zgjedhor.

  • Në këtë mbledhje, KQZ miratoi Planin e Buxhetit për organizimin e Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Buxheti i aprovuar është në vlerën: 4 milion e 944 mijë e 900 euro. Shuma e planifikuar e mjeteve ka të bëjë me prodhimin e materialit zgjedhor; transportimin e materialit sensitive dhe jo-sensitiv; trajnimin e Këshillave të Vendvotimit; pagesat për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve; pagesat për anëtarët e Këshillave të Vendvotimeve dhe stafin tjetër ndihmës.

 

  • Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke u mbështetur në ligj, mori vendim që të shkurtojë afatet kohore për organizimin e këtyre zgjedhjeve në përputhje me rrethanat. Pas këtij vendimi, KQZ miratoi Planin Operacional për organizimin e Zgjedhjeve të Parakoshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 11 qershor 2017.

Sipas vendimit të KQZ-së për caktimin e afateve të aktiviteteve, disa nga afatet kohore janë si në vijim:

  • Aplikimi i  subjekteve politike dhe kandidatëve do të fillojë më 11 maj dhe do të përfundojë më 19 maj 2
  • Afati i tërheqjes së shortit për renditjen në fletëvotim do të mbahet më 27 maj 2017.
  • Afati për të caktuar kufizimin e shpenzimeve për fushatë fillon më 11 maj dhe mbaron më 15 maj 2017.
  • Fushata Zgjedhore si dhe afatet për tubimet zgjedhore do të fillojnë më 31 maj dhe do të përfundojnë më 9 qershor 2017.
  • Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe vëzhgueseve do të fillojë më 11 maj  dhe do të përfundojë më 4 qershor 2017.
  • Aplikimi për regjistrim si votues jashtë Kosovës do të fillojë më 15 maj dhe do të përfundojë më 22 maj 2017.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz