BallinaLajmeKQZ-ja çregjistron 8 parti politike

KQZ-ja çregjistron 8 parti politike

Të ngjajshme

Nënshkruhet kontrata për renovimin e objekteve të FSK-së në Suharekë

Ministria e Mbrojtjes ka nënshkruar kontratë për realizimin e...

Programi i imunizimit në Kosovë ka shënuar përparime të rëndësishme

Vaksinat vlerësohen si një nga mënyrat më efektive për...

Alvaro Arbeloa ‘flet’ për thashethemet rreth Jose Mourinhos

Trajneri i Real Madridit, Álvaro Arbeloa, mund të jetë...

Gjesti është martuar? Ky detaj nxit spekulimet!

Gjesti ka lansuar një fragment të këngës së tij...

Zëdhënësi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, tha se KQZ-ja ka marrë vendim për çregjistrimin e 8 partive politike të cilat nuk kanë rezultuar si të certifikuara për të marrë pjesë në tri palë zgjedhjet e fundit në Kosovë.

Ky vendim është marrë në zbatim të Rregullës Zgjedhore për Regjistrimin dhe Veprimin e Partive Politike.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditë më parë ka marrë vendim për të çregjistruar 8 parti politike. Ky vendim është marrë në zbatim të Rregullës Zgjedhore për Regjistrimin dhe Veprimin e Partive Politike. Rregulla në fjalë specifikon qartë se çregjistrimi ndodh, ndër tjerash, kur partia politike nuk është certifikuar nga KQZ-ja për të marrë pjesë në tri palë zgjedhje të njëpasnjëshme. Prandaj, këto 8 parti politike janë çregjistruar sepse nuk rezultojnë të jenë certifikuar për të marrë pjesë në të paktën tri palë zgjedhjet e fundit (2014; 2017 dhe 2019), as si parti politike për të marrë pjesë vetë në zgjedhje dhe as si pjesë e ndonjë koalicioni parazgjedhor”, tha Elezi për Ekonomia Online.

Ai ka treguar se 3 parti janë ankuar ndaj vendimit të KQZ-së për çregjistrim në PZAP dhe 1 nga këto parti ka vazhduar procesin në Gjykatën Supreme.

Partitë që janë ankuar ndaj vendimit të KQZ-së janë: Nova Snaga, Partia e të Gjelbërve, Partia Republikane e cila ka vazhduar me ankesë edhe në Supreme.

“Tri nga këto 8 parti politike janë ankuar kundër vendimit të KQZ-së në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe ky institucion ka konfirmuar vendimin e KQZ-së, ndërsa njëra nga këto parti ka vazhduar procesin edhe në Gjykatën Supreme, e cila poashtu ka lënë në fuqi vendimin e PZAP-it dhe rrjedhimisht të KQZ-së”.

Në bazë të të dhënave nga KQZ-ja, Elezi ka njoftuar se numri i partive politike që janë të regjistruara në është 47.

“Sipas të dhënave të fundit, do të thotë pas vendimit për çregjistrimin e këtyre 8 partive politike, numri i partive politike të cilat janë të regjistruara në KQZ është gjithsej 47”, tha ai për EO.

Nga 47 parti politike që janë pjesë e regjistrit të partive funksionale në Kosovë, 24 janë shqiptare, ndërsa nga komunitetet 6 janë serbe, 7 boshnjake, 3 gorane, 2 rome, 2 turke, 3 ashkali dhe 2 egjiptiane.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz