BallinaLajmeKQZ anulon vendimin për decertifikim, Zafir Berisha përsëri në garë

KQZ anulon vendimin për decertifikim, Zafir Berisha përsëri në garë

Të ngjajshme

E jashtëzakonshme: 16-vjeçari Erblin Osmani debuton me Bayernin

Mesfushori i talentuar i akademisë së Bayern Munichut, me...

Putini në mbështetje të Iranit: Rusia qëndron pranë si partnere besnike

Presidenti rus Vladimir Putin i uroi udhëheqësit iranianë për...

Të shtënat në Klinë: Vëllai e plagosi vëllain

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur sot në...

KQZ ka marrë vendim që t’i rikthejë në kandidim ata 87 kandidatë të cilët i decertifikoi, e kjo pas vendimit të Gjykatës Supreme. Ndër të decertifikuarit ishte edhe Zafir Berisha, i cili ka kandiduar për Kryetar të Prizrenit, shkruan Gazeta Express.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar vendimin për decertifikimin e 87 kandidatëve që kanë kandiduar për zgjedhjet lokale pas vendimit të Gjykatës Supreme. Këtë vendim, sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e mori në mbledhjen e mbajtur.

“Na është kërkuar që të anulohet vendimi për decertifikimin e 87 kandidatëve. Ne do ta zbatojmë vendimin e Gjykatës Supreme çfarëdo qoftë ai. Pas zgjedhjeve rekomandoj të mblidhemi dhe të diskutojmë për ligjet”, tha kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Ndër të decertifikuarit ishte edhe kandidati i Nismës për Prizren, Zafir Berisha, i cili kishte deklaruar se një gjë e tillë ju bë për inate politike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz