back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaRegjionaleMitrovicë”Kosovë ty të përkulem” (foto)

”Kosovë ty të përkulem” (foto)

Të ngjajshme

Kurti në takim me Hargreaves, pajtohen për krijim të shpejt të institucioneve të reja

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Shiu e ndihmon Prishtinën, sonte ajri dukshëm më i pastër

Qytetarët e Prishtinës vazhdimisht përballen me ajër të rënduar,...

64 të burgosur kërkuan vjet falje të dënimit – Presidentja nuk e fali asnjërin

64 kërkesa nga të burgosurit për t’iu falur dënimi...

 

Në Shtëpinë e kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, në një ambient të bukur dhe në prezencë të një auditoriumi të zgjedhur dhe mërgimtarëve nga vende të ndryshme, u promovua libri “ Kosovë ty të përkulem” i një veprimtari të devotshëm i cili jeton, punon dhe krijon në Gjermani.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, pasi e përgëzoi Shytin për librin e botuar, tha se autori Bahri Shyti është një veprimtar i devotshëm, i cili edhe pse jeton që prej vitesh në Gjermani, bashkëjeton me hallet dhe problemet e bashkëqytetarëve dhe qytetit të tij.

Duke folur për autorin, Hysen Ibrahimi kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe e Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI–Albani” në Suedi, dhe njëri nga themeluesit e Lidhjes së Krijuesve për Mërgatë, ka thënë së Bahri Shyti dhe shumë mitrovicas e bashkëkombës të tjerë, me veprimtarinë e tyre të palodhshme po lënë gjurmë në kulturën tonë të përgjithshme kombëtare, por edhe në kulturën e shtetit ku jetojnë dhe veprojnë.
Ai në vazhdim tha se kjo vepër përmban poezi të cilat paraqesin dashurinë ndaj atdheut, dëshmorëve dhe nënës.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, pasi e përgëzoi Shytin për librin e botuar, tha se autori Bahri Shyti është një veprimtar i devotshëm, i cili edhe pse jeton që prej vitesh në Gjermani, bashkëjeton me hallet dhe problemet e bashkëqytetarëve dhe qytetit të tij.
“Dua të falënderoi të gjithë mërgimtarët , të cilët ndonëse punojnë dhe jetojnë larg atdheut, më zemër dhe mendje janë gjithmonë në vendlindjen e tyre” ka thënë Bahtiri

Ndërsa zëvendësministri i Diasporës, Sahit Krasniqi, pasi ka përgëzuar autorin për një vepër të tillë e cila do të mbetet si një thesar kombëtar, ai ka falënderuar të gjithë mërgimtarët të cilët kanë dhënë një kontribut të madhe jo vetëm në kohën e paraluftës, dhe atë të pasluftës në shtet ndërtimin e Kosovës. “ Ministria e Diasporës në bashkëpunim më komunat e Kosovës ka organizuar një serë aktivitetesh kulturore – artistike për të mirëpritur mërgimtarët dukë ju dëshiruar pushime të këndshme në vendlindje” shtoi tutje zëvendësministri Krasniqi.

Edhe Shpend Gjocaj nga Amerika në një fjalë rasti ka thënë se autori i këtij libri një pjesë të shkrimeve ia kushtoi vendlindjes e atdheut të tij ndaj ky libër më konkret edhe mund të quhet libër dedikuar mallit për atdheun.

Bahri Shyti ka lindur me 14 Prill 1963 në fshatin Ashlan në komunën e Vushtrrisë, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, pasi u detyrua me dhunë nga regjimi serb ta lëshoj Kosovën në vitin 1995.
Përpos iniciativës së tij për themelimin e grupit “Shqiponjat e Bayernit”, Bahri Shyti merret me krijimtari letrare, gjë që u kurorzua me botimin e librit të tij të parë me poezi, “Kosovë ty të përkulem”

Të Fundit

Sport

ShowBiz