BallinaLajmeKosovarët shpëtojnë gjermanin që humbi në Brezovicë, rrezikonte të vdiste nga të...

Kosovarët shpëtojnë gjermanin që humbi në Brezovicë, rrezikonte të vdiste nga të ftohtit

Të ngjajshme

Lista Serbe: Nga e hëna nis procedura për pajisjen me dokumente të Kosovës

Lista Serbe ka njoftuar se, pas asaj, siç thonë...

Gjendet i vdekur një i moshuar në Prizren

Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë...

Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta

Nëse lumturia do të ishte një garë olimpike, vendet...

LVV-së i “digjen” nënshkrimet për presidentin

Ndonëse deputetët e Kuvendit kishin dështuar ta zgjedhin presidentin...

Për më shumë se katër orë një shtetas gjerman ka qëndruar i zhdukur në Brezovicë. Siç mëson Express bëhet fjalë për një gjerman të quajtur Patrik i cili ka ardhur i vetëm në Kosovë dhe ka shpëtuar i gjallë vetëm falë mobilizimit dhe pajisjeve adekuate që kishte me vete.

Dje rreth orës 17:00 u dha lajmi se shtetasi gjerman që po qëndron për pushime në Brezovicë kishte humbur. Atë kohë pati një mobilizim të Klubit Alpin “Dardani” e Klubit Alpin “Prishtina” që nën menaxhimin e shoqatës “Skijimi” kërkuan për disa orë për personin e humbur.

Sipas informacioneve që ka siguruar Express, personi ka humbur shkaku i mjegullës.

“Pasi e ka kap mjegulla ka mbetur aty në ftoftë dhe aty nuk ka mundur të lëvizë. Ka qenë i pajisur me pajisje adekuate përndryshe nuk do të mund të i mbijetonte të ftohtit deri në mëngjes”, thanë nga Klubi Alpin “Dardania” për Express.

Patriku është gjetur mbrëmë rreth orës 21:00.

Momentalisht mësohet se ai është mirë me shëndet vetëm pak i tronditur nga rasti dhe po vazhdon të qëndrojë në Brezovicë.

Lajmi për humbjen e tij u bë nga Klubi Albin ‘Dardania’ të cilët përmes disa imazheve kanë bërë të ditur se ekipi i tyre është duke marrë pjesë në aksionin për gjetjen e shtetasit gjerman.

“Ekipi i kerkim shpetimit te Klubit Alpin Dardania merr pjese ne aksionin per gjetjen e shtetasit Gjerman i cili u humb ne Malet e Sharrit ne diten e sotme.Urojme qe raste te tilla te kete sa me pak!”, shkruhet në njoftimin e tyre./Express


- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz