Kosovarët nga Gjermania, dërgojnë më së shumti para në Kosovë
01·

Dërgesat e remitancave nga vendet e huaja në Kosovë janë rritur me 20.5 për qind nga viti në vit, duke arritur në 64.7 milionë euro.
Në periudhën janar-mars, remitancat e jashtme në Kosovë janë rritur në 13.2% për dallim nga viti i kaluar.
38.5% të këtyre parave, në Kosovë janë dërguar nga kosovarët që jetojnë në Gjermani dhe 22.8% nga qytetarët e Kosovës që jetojnë në Zvicër, sipas shifrave të publikuara në faqen e internetit të Bankës Qendrore të Kosovës.

Lexo edheBE fton politikanët e Kosovës që të mos përmendin data për liberalizim vizash nëpër fushata
Sipas regjistrimit të vitit 2015, Kosova ka një popullsi prej 1.77 milionë. Më shumë se 700,000 kosovarë jetojnë jashtë vendit, me 35% të tyre që banojnë në Gjermani.














