BallinaLajmeKosova zyrtarisht udhëhiqet nga UÇK-ja!

Kosova zyrtarisht udhëhiqet nga UÇK-ja!

Të ngjajshme

VV i dërgon letër Osmanit, kanë një kërkesë për të

Vetëvendosje po insiston t’i ketë tre anëtarë në KQZ,...

Gruda ia mbyll derën Shqipërisë: Gjithmonë krenar që luaj për Gjermaninë

Brajan Gruda edhe njëher ia ka mbyllur derën Kombëtares...

“Takim mjaft vëllazëror”, ambasadori Malaj deklarohet pas bisedës me Konjufcën

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, takimin me...

Austria refuzon përdorimin e hapësirës ajrore nga SHBA për operacione kundër Iranit

Austria nuk ka lejuar Shtetet e Bashkuara të përdorin...

Brajan Gruda ia shuan shpresat Shqipërisë dhe Kosovës me veprimin e fundit

U përfol para disa ditësh se sulmuesi Brajan Gruda...
Ramush Haradinaj edhe zyrtarisht sot është votuar për kryeministër të Kosovës me 61 vota pro, dhe një abstenim.

Pas zgjedhjes së Veselit si kryetar i Kuvendit, sot votimit të Haradinajt si kryeministër, dhe me Thaçin si president, që nga sot Kosova mund të thuhet se drejtohet nga “UÇK-ja”!

Presidenti, kryeministri dhe kryetari i kuvendit, kanë qenë themelues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kurse pas luftës ata arritën të jenë figurat kyçe politike në vend, shkruan lajmi.net.

Por cili ishte roli i Thaçit, Haradinajt dhe Veselit në UÇK?

Hashim Thaçi në vitin 1997 kishte shpallur krijimin e një formacioni të armatosur politik që më pas do të njihej si Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ku më pas do të mbante postin e drejtorit politik në UÇK, nga ku kishte nisur edhe kontaktet e para me përfaqësues të perëndimit deri në konferencën e Rambujesë.

Ramush Haradinaj është ish-udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai kishte qenë komandant i zonës operative të Dukagjinit. Pikërisht për angazhimin e tij në luftën kundër Serbisë, ai u gjykua dy herë në gjykatën e Hagës. Pas luftës, Haradinaj kishte ushtruar detyrën e zëvendëskomandantit të Trupave Mbrojtëse të Kosovës.

Edhe Kadri Veseli ishte njëri prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Gjatë kohës së luftës, ai ishte emëruar komandant i Shërbimit të Zbulim Kundërzbulimit (G-2) të UÇK-së. Kurse pas fillimit të bombardimeve, kjo njësi do të mbetej burim i vetëm i informacionit për lëvizjen dhe ndodhjen e forave ushtarake serbe në Kosovë. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz