Kosova zhvillon stërvitjen zyrtare në Basel para përballjes ndaj Zvicrës
dp

Lexo edheMomenti kur rrufeja ndërpreu konferencën e Kosovës para ndeshjes me Zvicrën

Seanca stërvitore është mbajtur në atmosferë të mirë dhe me përqendrim maksimal nga ana e lojtarëve, ndërsa ka qenë e hapur për media dhe tifozë, të cilët kanë ndjekur nga afër përgatitjet e “Dardanëve”, raporton lajmi.net
Përzgjedhësi i Kosovës, ka pasur në dispozicion të gjithë futbollistët e grumbulluar dhe është fokusuar në skemat taktike dhe përgatitjen fizike të ekipit, me qëllim arritjen së paku të një rezultati pozitiv në përballjen ndaj Zvicrës.
Ndeshja do të zhvillohet nesër në stadiumin “St. Jakob-Park” në Basel me fillim nga ora 20:45, dhe pritet të jetë një përballje e veçantë për shumë lojtarë me origjinë shqiptare që luajnë në të dyja kombëtaret./Lajmi.net/

Lexo edheMomenti kur rrufeja ndërpreu konferencën e Kosovës para ndeshjes me Zvicrën