Kosova, shteti i dytë më i varfër në Europë

Sipas një raporti të publikuar nga WorldAtlas, i bazuar në të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar (IMF WEO 2025) për GDP-në për kokë banori sipas fuqisë blerëse (PPP), Kosova renditet si shteti i dytë më i varfër në Evropë, menjëherë pas Moldavisë.
Raporti pasqyron nivelin real të standardit të jetesës, gjendjen ekonomike me të cilën përballen qytetarët çdo ditë.
Rritja e çmimeve, pagat e ulëta, emigrimi masiv dhe vështirësitë ekonomike vazhdojnë të mbeten sfida serioze për shumë familje në Kosovë.
Sipas të dhënave të raportit, Moldavia mbetet shteti më i varfër në Europë me GDP për kokë banori sipas PPP-së prej rreth 19,700 dollarësh.
Pas saj renditet Kosova me rreth 20,400 dollarë për kokë banori, e ndjekur nga Ukraina me 21,000 dollarë, Bosnjë e Hercegovina me 22,800 dollarë, Maqedonia e Veriut me 24,300 dollarë, Bjellorusia me 25,500 dollarë, Shqipëria me 25,600 dollarë, Serbia me 28,500 dollarë, Mali i Zi me 31,000 dollarë dhe Bullgaria me 36,000 dollarë.

Lexo edhePërkujtohen dëshmorët e Dushkajës, kujtohet beteja e 17 majit 1999

Raporti thekson se, pavarësisht pretendimeve për zhvillim ekonomik, Kosova vazhdon të mbetet ndër vendet me standardin më të ulët të jetesës në Europë.
Ekonomia mbetet kryesisht e varur nga remitencat, importi dhe konsumi, ndërsa prodhimi vendor dhe investimet strategjike vazhdojnë të konsiderohen të pamjaftueshme.














