BallinaLajmeKosova rrezikon t’i humbë në Arbitrazh edhe 100 milionë euro

Kosova rrezikon t’i humbë në Arbitrazh edhe 100 milionë euro

Të ngjajshme

Për ta ngushëlluar për vdekjen e nënës, Veiga golin ia dedikoi Thiago Silvas

Porto ka arritur një fitore të rëndësishme me rezultat...

Messi i zhgënjyer me anulimin e Finalissimas, e kishte një dëshirë

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, ka mbetur thellësisht i...

34 aksidente trafiku e mbi 1800 gjoba trafiku brenda 24-të orëve

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-të orësh...

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve...

Lufta me Iranin: Kaq ka arritur çmimi i naftës

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent crude arriti në gati...

Kompania britanike “Kosovo Metal Group” është duke përgatitur lëndë ndaj shtetit të Kosovës në Arbitrazh me një pretendim prej 100 milionë eurosh.

Ajo është në Kosovë qe 12 vjet duke kryer hulumtime për rezerva minerare në Podujevë, por pasi i kreu hulumtimet institucionet në Kosovë ia pezulluan punën, duke e zvarritur me vite nëpër procese gjyqësore

Në vitin 2006 kompania britanike “Lydian Internacional” ia kishte mësyrë Kosovës për të kryer investime milionëshe në sektorin minerar.

Kompani e specializuar për shpime të thella në hulumtimin e rezervave minerare, “Lydian” aso kohe në Kosovë e përfaqësuar nën emrin “Kosovo Resource Company”, e cila kishte fituar licencë nga Komisioni për Miniera dhe Minerale (KPMM) për të kryer hulumtime në Drazhnje në komunën e Podujevës

Nga viti 2006 deri në vitin 2011, nga hulumtimet e kryera, kompania konstatoi në Drazhnje 7 milionë tonë rezerva minerare dhe kreu për këtë periudhë 10 milionë euro investime.

Këto investime kompania i kishte kryer në bashkëpunim me institucione financiare ndërkombëtare përmes kredive, siç është Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Banka Botërore (BB).

Por, pasi i konstatoi rezervat dhe kur kompania aplikoi në Komisionin për Miniera dhe Minerale për licencë të shfrytëzimit dhe eksploatimit të rezervave minerare të hulumtuara, institucionet në Kosovë filluan ta pengojnë punën e saj.
Gazeta “Zëri” ka siguruar të gjithë dokumentacionin për këtë rast, i cili rrezikon ta dëmtojë buxhetin e Kosovës deri në 100 milionë euro në Gjykatën e Arbitrazhit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz