Kosova pranon fluturaket pa pilot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
dp

Lexo edheHaradinaj: Siguria sot është shndërruar në sfidë globale, Kosova duhe ta rris buxhetin për ushtri

Pranimi i këtyre fluturakeve raportohet të jetë bërë javën e kaluar.
Kjo është thënë nga ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Ai tha se Ministria e Mbrojtjes prokurimin e fluturakëve pa pilot “Puma” nga Amerika e ka realizuar përmes programit shtet më shtet të njohur si “Foreign Military Sale”, transmeton lajmi.net.
“Fluturaket Puma krahas fluturakeve tjera janë një kapacitet tjetër i nevojshëm për rritjen e aftësive të FSK në fushën e sistemeve ajrore pa pilot”,deklaroi Maqedonci.

Lexo edheHaradinaj: Siguria sot është shndërruar në sfidë globale, Kosova duhe ta rris buxhetin për ushtri
Ai gjithashtu tha se bashkëpunimi me SHBA në fushën e mbrojtjes po thellohet dhe zgjerohet vazhdimisht duke kontribuar në zhvillimin e ushtrisë sonë dhe në arritjen e interesave të përbashkëta të dy vendeve tona./Lajmi.net/