back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeKosova mund të paguajë mbi 364 mijë Euro për Enver Sekiraqën

Kosova mund të paguajë mbi 364 mijë Euro për Enver Sekiraqën

Të ngjajshme

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Edita Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se diplomacia e Ukrainës...

Identifikohet i dyshuari për vjedhje në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar opinionin...

Reali publikon listën anti-Benfica

Real Madridi do të zhvillojë nesër ndeshjen e fundit...

Rritje historike e kredive në Kosovë, arrijnë në 2.684 miliardë euro

Vlera e kredive të reja të dhëna nga bankat...

Nëse Gjykata e Apelit konfirmon dënimin prej 37 vjetësh burgim, Enver Sekiraqa mund t’i kushtojë mbi 364 mijë euro buxhetit të Kosovës.

Mbajtja në burg e Enver Sekriraqës për aq sa është dënuar në shkallën e parë buxhetit të Republikës së Kosovës do t’i kushtojë mbi 364 mijë euro.

Në një intervistë para disa javësh për emisionin “Jeta në Kosovë”, drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, kishte nënvizuar se Ministria e Drejtësisë paguan rreth 27 euro në ditë për trajtimin e një të burgosuri.

I dënuar me 37 vjet burgim për vrasjen e policit Triumf Riza, Enver Sekiraqa do qëndrojë në burg  afërsisht 13,500 ditë.

Nëse llogariten shpenzimet prej 27 eurosh në ditë, atëherë del se Enver Sekiraqa buxhetit të Kosovës do t’i kushtojë rreth 364 mijë euro.

Pas disa vitesh në arrati Enver Sekiraqa është dënuar nga gjykata e shkallës së parë me 37 vjet burgim. Pas ankesës, lënda e tij ndodhet në Gjykatën e Apelit.

Procesi gjyqësor në këtë Gjykatë për Sekiraqën ende nuk ka filluar. /Kallxo.com

Të Fundit

Sport

ShowBiz