BallinaLajmeKosova i jep leje Aleksander Vuçiq-it për vizitë

Kosova i jep leje Aleksander Vuçiq-it për vizitë

Të ngjajshme

Rexhaj: Brenda LDK-së s’ka pasur votë për Vjosa Osmanin

Arbër Rexhaj nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se brenda...

Nënkryetarja u emërua, këta do të jenë 6 drejtorët e PDK-së në Komunën e Prishtinës

Partia Demokratike e Kosovës i është bashkuar qeverisjes me...

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës i ka dhënë leje presidenti të Serbisë, Aleksander Vuçiq për ta vizituar Kosovën.

Këtë e ka bërë të ditur Jetlir Zyberaj, shef i kabinetit të ministrit të Jashtëm, Begjet Pacolli.

“Sipas kërkesës, që është parashtruar nga Presidenti i Serbisë ndaj Institucioneve të Republikës së Kosovës për vizitë në Kosovë, ne i kemi dhënë leje për këtë vizitë dhe presim që ai të sillet mirë dhe të respektojë rregullat e lejes gjatë qëndrimit në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Zyberaj në facebook.

Vuçiqi kishte paraqitur kërkesë tek institucionet e Kosovës për ta vizituar veriun e Mitrovicës, pas vrasjes të Oliver Ivanoviq, të martën./Lajmi.net/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz