back to top
Saturday, August 2, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKosova heq tarifën ndaj produkteve amerikane – kështu reaguan autoritetet kosovare

Kosova heq tarifën ndaj produkteve amerikane – kështu reaguan autoritetet kosovare

Të ngjajshme

Në Kosovë sivjet rreth 1,100 raste të reja me kancer, shtohet numri nën 50 vjeç

Në Kosovë gjatë vitit janë regjistruar rreth 1,100 raste...

Zvogëlohet koha e pritjes në pikat kufitare

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar ka bërë përditësimin e...

Qeveria e Kosovës ka marrë dje vendim për heqjen e tarifës prej 10% për produktet që importohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri Albin Kurti, në adresimin para kabinetit qeveritar, theksoi se ky hap do të forcojë bashkëpunimin tregtar dhe do të nxisë investimet amerikane.

“Tjetër vendim i rëndësishëm që po marrim sot është largimi i tarifës doganore për SHBA-në. Kështu nga tani e tutje të gjitha produktet nga SHBA do kenë zero për qind tarifë kur të hyjnë në Kosovë. Kosova i mirëpret produktet amerikane në tregun e saj dhe besojmë fuqishëm se kjo do të ndikojë në rritjen e këmbimit tregtar dhe shtimin e investimeve”, tha Kurti.

Pas këtij vendimi reagoi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila kujtoi se muaj më parë kishte kërkuar një hap të tillë nga Qeveria. Në një postim në “X”, Osmani theksoi se Kosova ka qenë vendi i parë që ka propozuar eliminimin e barrierave tregtare ndaj aleatit kryesor.

“Që nga sot, hyn në fuqi vendimi i Kosovës për një tarifë ZERO për të gjitha mallrat amerikane. Jemi krenarë që kemi qenë vendi i parë që propozoi heqjen e të gjitha barrierave ndaj aleatit tonë më strategjik”, ka shkruar Osmani, pa përmendur Qeverinë e Kosovës si vendimmarrëse.

Në të njëjtin reagim, ajo e etiketoi presidentin amerikan Donald Trump, duke shtuar: “Kosova është partneri juaj i besueshëm në përpjekjet tuaja për ta bërë Amerikën dhe aleatët e saj më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë”.

Edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cilësoi këtë vendim si një hap të guximshëm dhe të rëndësishëm në raportet me SHBA-të.

“Gjatë katër vjeçit që lamë prapa, marrëdhëniet me SHBA-të kanë arritur një transformim substancial, i cili ka çuar në forcimin të marrëdhënieve bilaterale në fusha të rëndësishme, sidomos në fushën e sigurisë dhe diplomcisë. Prandaj, këtë vendim, që shpresoj që do ta marrim sot, e shohim si vazhdimësi të politikave të pandara të vendit tonë me SHBA-të, jo vetëm në forcimin e miqësisë, por në krijimin dhe forcimin e një partneriteti me shtetin, i cili ka qenë gjithmonë përkrahës në temat që kanë të bëjnë me shtetësinë tonë. Prandaj, faleminderit shumë edhe ministrisë së Financave, edhe ju kryeministër për gatishmërinë që të bëjmë këtë hap të guximshëm nder të parët në kontinentin tonë”, tha Gërvalla.

Edhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, reagoi pas mbledhjes, ndonëse nuk ishte pjesë e saj. Në profilin e tij në “Facebook”, ai shkroi: “Qeveria e Republikës së Kosovës merr vendim: 0% tarifë doganore për produktet Amerikane! Edhe një dëshmi tjetër për partneritetin e palëkundur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Le të jetë ky një hap i parë drejt një marrëveshjeje për tregti të lirë në mes të vendeve tona”.

Vendimin e mirëpritën edhe përfaqësuesit e bizneseve. Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
“Duke hequr tarifat doganore për mallrat amerikane, Kosova jo vetëm që forcon atraktivitetin e saj si një partner i besueshëm dhe i hapur për bizneset amerikane, por gjithashtu krijon mundësi të reja për konsumatorët dhe kompanitë vendase për plasim më të madh të produkteve cilësore amerikane, e me çmime më konkurruese. Në të njëjtën kohë, kjo masë hap rrugën për rritjen e flukseve tregtare, shkëmbimin teknologjik dhe investimet në sektorët kryesorë, të cilat do të përfitojnë ekonomitë e të dy vendeve”, thuhet në reagimin e Odës.

Edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e përshëndeti këtë vendim, duke theksuar se kërkesat e tyre për heqjen e taksës doganore dhe nisjen e negociatave për një marrëveshje tregtare me SHBA kanë qenë të vazhdueshme.
“Që nga paralajmërimet e para të administratës amerikane, ne kemi ngritur zërin duke i kërkuar qeverisë që të ndërmarrë hapat e nevojshëm:

Heqjen e tërësishme të taksës doganore

Nisjen e menjëhershme të negociatave për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë Kosovë-SHBA

Megjithatë, qeveria nuk lëvizi drejt këtij qëllimi.

Ne vlerësojmë se heqja e kësaj takse dhe kthimi i marrëveshjes me MCC është një mundësi e mirë për rritjen e bashkëpunimit me SHBA, por nuk duhet të ndalemi me kaq, pasi dy vendet kanë hapësirë të madhe për rritje të bashkëpunimit.

Le të shërbejnë këto zhvillime pozitive në avancim të bashkëpunimit dhe nxitjes së investimeve amerikane në vendin tonë”, thuhet në reagimin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

- Advertisement -

Të Fundit