BallinaLajmeKosova e Panamaja me marrëveshje, hiqen vizat për pasaportat diplomatike

Kosova e Panamaja me marrëveshje, hiqen vizat për pasaportat diplomatike

Të ngjajshme

Ish banorja e ‘BBVK’ s’e fsheh më! Zbulon për herë të parë të dashurin

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” e njëkohësisht e...

Këtë të diel ndërrohet ora, do të flemë një orë më pak

Këtë të diele do të bëhet ndërrimi i orës,...

Aksident mes dy veturave afër Ferizajt (Video)

Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur mëngjesin...

Kosova dhe Panamaja kanë arritur marrëveshje për heqjen e vizave për pasaportat diplomatike dhe zyrtare me Panamanë, derisa kanë nisur diskutimet për liberalizimin edhe për pasaportat e rregullta.

Në emër të Kosovës, firmën në këtë marrëveshje e ka vënë Kreshnik Ahmeti si zëvendësministër i MPJD-së e nga Panamaja, kryediplomati në detyrë i këtij shteti, Carlos A. Hoyos.

MPJD-ja këtë e ka quajtur si një hap të rëndësishëm drejt thellimit të marrëdhënieve dypalëshe.

“Gjatë takimit dypalësh që i parapriu nënshkrimit, palët diskutuan për nisjen e procedurave drejt heqjes së vizave edhe për mbajtësit e pasaportave të rregullta, si dhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë, përfshirë sigurinë, arsimin e lartë dhe turizmin”, thotë MPJD-ja.

Po ashtu, bëhet e ditur se palët janë dakorduar që raundi i ardhshëm i konsultimeve politike ndërmjet dy ministrive, në nivel të zëvendësministrave, të mbahet në Prishtinë në fund të vitit 2026.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz