back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeKosova e gatshme ta ndihmojë Shqipërinë pas përmbytjeve

Kosova e gatshme ta ndihmojë Shqipërinë pas përmbytjeve

Të ngjajshme

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Ndalohen 18 komisionerë për rastin e manipulimit të rezultatit zgjedhor, në Malishevë

Në stacionin policor në Gjakovë është duke vazhduar marrja...

Artisti i njohur po bëhet baba

Reperi i njohur shqiptar, Dardan, po bëhet baba! Artisti, që...

Shpërthen një zjarr në një hotel luksoz në Alpe, evakuohen mysafirët

Dhjetëra njerëz u evakuuan pasi një zjarr përfshiu një...

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se ka telefonuar ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, pas përmbytjeve në zonën e Fierit.

Mehaj ka pohuar se ministrit Peleshi i ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në këtë situatë, transmeton Telegrafi.

“Në ditë të mira e ditë të vështira jemi bashkë me vëllezërit tanë në Shqipëri. Pas përmbytjeve në zonën e Fierit dhe zona të tjera të Shqipërisë, i kam telefonuar Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, të cilit i kam shprehur gatishmërinë tonë të plotë për mbështetje me aftësitë dhe kapacitetet tona të kërkim-shpëtimit për reagim, menaxhim dhe sanim të pasojave. Së bashku jemi më të fortë në secilën sfidë”, ka pohuar ai.
Ndryshe, Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë njofton se intensiteti i reshjeve është shtuar shumë 24 orët e fundit.

Shqetësuese është situata e krijuar për shkak të daljes nga shtrati të lumit Vjosa në urën e Mifolit. Kjo ka shkaktuar përmbytje në fshatin Novoselë dhe në fshatin Ferras.

Të Fundit

Sport

ShowBiz