Korab Sejdiu zgjedhet nënkryetar i ri i AKR-së

Korab Sejdiu është zgjedhur nënkryetar i ri i Aleancës Kosova e Re. Postin e ri brenda partisë, Sejdiu e ka konfirmuar përmes një status në llogarinë e tij në “Facebook”.
Ai ka premtuar se do angazhohet shumë në detyrën e re brenda AKR-së. “Mbrëmë pranova një përgjegjësi të madhe – Presidenti Pacolli dhe Kuvendi i AKR më besuan detyrën e Nënkryetarit të AKR-së. Falënderoj Presidentin Pacolli dhe Kuvendin e AKR që më besuan këtë përgjegjësi. Nuk do të kursej asnjë përpjekje që të kontribuoj për zhvillimin e AKR si koncept politik liberal në Kosovë, dhe si shpresë për qytetarët tanë të lodhur. Por, mbi të gjitha, unë dhe bashkëveprimtarët e mi do të jemi të palodhur në përpjekjet tona për t’i shërbyer popullit tonë të madh. Ju falënderoj dhe ju ftoj qe t’i bashkoheni qëllimit tonë”, ka shkruar Sejdiu.
Lexo edheKërkohet në Zvicrrë, arrestohet në Morinë














