Koordinatori i QNR: Nuk ka nevojë për rinumërim në Prishtinë (Video)
Koordinatori i Qendrës së Numërimit të Rezultateve (QNR), Burim Ahmetaj ka theksuar se konsideron se nuk ka nevojë për rinumërim të asnjë vendvotimi në Prishtinë.
Por, sipas tij, qendra të cilën e drejton ai, konsideron që një kuti e votimit nga Komuna e Prizrenit duhet të rinumërohet, rekomandim ky që është mbështetur edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Ahmetaj ka sqaruar, për RTV Dukagjini se gjatë procedimit të materialeve një numër i vendvotimeve nuk kanë mundur të procedohen si të rregullta për shkak të disa parregullsive procedurale.
Ai tha se fillimisht duhet të kryhet regjistrimi i votuesve me kusht në bazën e të dhënave dhe skanimi i listës përfundimtare të votuesve, në mënyrë që më pas të numërohen votat me kusht.
Lexo edheDyshime në drejtësinë e Gjykatës Speciale (Video)
Ky proces, sipas tij mund të përfundohet të enjten.
“Votat me kusht dhe ato me postë pritet të jenë përcaktuese për zgjedhjen e kryetarit të Prishtinës dhe atij të Prizrenit, pasi në këto dy komuna dallimi në mes të kandidatëve është i vogël”, ka shtuar Ahmetaj./Telegrafi/














