Stadiumi i Real Madridit “Santiago Bernabeu” sot është kontrolluar detajisht nga forca të shumta policore. Zyrtarët e sigurisë kanë inspektuar çdo pjesë të stadiumit nga frika e sulmeve terroriste katër ditë para El Clasicos të madhe me Barcelonën.
Policë me kuaj, me qenë, ekspertë të detektorëve dhe zyrtarë të tjerë kanë inspektuar për disa orë stadiumin e famshëm duke arritur në përfundim se gjithçka është e sigurtë në këtë stadium para ndeshjes me Barcelonën.
“Na duhet të jemë më të vëmendshëm për shkak të përhapjes të terrorizmit në nivel global” ka thënë një zyrtar i skuadrës madrilene.