Gjiganti metalurgjik, Ferronikeli, ka hapur konkurs për vende pune.
Portali Drenica Press ka siguruar konkursin.
Konkursi numër 1:
Junior i Suportit Servicedesk
NJOFTIM PUNE
Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitetet për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapsirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
NewCo Ferronikeli Complex L.L.C është pjesë e Balfin Group dhe operon në sektorin e Industrisë së Minierave.
Pozicioni: Junior I Suportit Servicedesk
Departamenti: Sistemet e Informacionit
Lokacioni: Drenas,
Përmbledhja e Pozicionit:
Specialisti i Suportit Servicedesk instalon dhe konfiguron sistemet kompjuterike, diagnostifikon probleme hardware dhe software si dhe zgjidh problemet teknike apo të programeve që raportohen në Sistemin e Menaxhimit të Kërkesave (Helpdesk), qoftë nëpërmjet telefonit apo në vendin e punës.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Instalon dhe konfiguron kompjuterët, programet, sistemet, pajisjet e rrjetit, printerat, skanerat dhe cdo pajisje tjetër
Te menaxhoje zgjidhjen e kërkesave të hapura në Helpdesk.
Përgjigjje në kohë ndaj problemeve të raportuara në Helpdesk
Konfigurimi I llogarive të reja dhe manaxhimi I problemeve të llogarive të përdoruesëve
Suport në implementimin e programeve, sistemeve të reja
Të marr pjesë në projekte IT sipas nevojes
Testim dhe vlerësim I tekonologjive të reja
Zëvendëson pajisje ose pjesë sipas nevojave
Kualifikimet dhe Aftësitë:
Diplomë Bachelor
Njohuri të mira të Sistemeve Operative të Desktop-eve
Aftësi të mira analitike dhe në zgjidhjen e problemeve
Njohuri teknike të përditësuara
Aftësi komunikuese të shkruara dhe verbale që ju lejojnë të informoni dhe keshilloni qartë të tjerët.
Përkushtim personal për të përmirësuar njohuritë dhe aftësitë
Aftësi ndërpersonale që ju mundësojne të punoni me njerëz në të gjitha nivelet
Njohuri të mira te programeve dhe pajisjeve që përdoren në rrjetin tonë
Në gjendje të përballojë stresin / të dorëzojë brenda afateve të ngjeshura
Në gjendje të punoj në grup
I komunikueshëm dhe I përgjegjshëm
I zgjuar dhe I sigurt
Mendim Analitik
Zgjidhje problemesh
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 10/10/2019, në adresën e e-mailit [email protected] duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Junior i Suportit Servicedesk”.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.
Konkursi numër 2:
Zyrtarë Junior në Logjistikë
NJOFTIM PUNE
Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitetet për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapsirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
NewCo Ferronikeli Complex L.L.C është pjesë e Balfin Group dhe operon në sektorin e Industrisë së Minierave.
Pozicioni: Zyrtarë Junior në Logjistikë
Departamenti: Departamenti I Logjistikës
Lokacioni: Drenas,
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Organizon dhe kryen punët në fushën e logjistikës
Koordinohet me klientët, furnitorët dhe perditëson/mirëmbanë oraret e shpërndarjes tek Konsumatorët
Koordinimin e dërgesave të importit dhe eksportit
Komunikim i rregullt me Doganat
Përgaditja e raporteve mujore dhe
Detyra të tjera të cilat I delegohen
Kualifikimet dhe Aftësitë:
Diplomë bachelor
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të demonstruar iniciativë
Aftësi për të kryer detyrat dhe për të përmbushur afatet kohore
Aftësi të shkëlqyera negociuese dhe organizative
Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze ndersa njohja e gjuhëve tjera të huaja është përparësi
Të kenë njohuri të mira në përdorimin e MS Office veçanërisht në MS Word dhe Excel
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 10/10/2019, në adresën e e-mailit [email protected] duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Zyrtarë Junior në Logjistike”
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.