Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Japonisë në Republikën e Kosovës, Hiroyasu Tanigaki.
Në këtë takim, Tanigaki ka uruar Konjufcën për marrën e detyrës dhe kanë diskutuar për interesat dhe vlerat e përbashkëta që e forocojnë lidhjen mes dy vendeve.
“Gjatë bisedës u trajtua pjesëmarrja e Kosovës në EXPO në Japoni, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve. U përmend gjithashtu se Universiteti i Prishtinës tashmë ofron kurse të gjuhës japoneze, duke krijuar një urë të re bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve. Në takim u theksua edhe përputhja e qëndrimeve gjeopolitike ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, si dhe përkushtimi i përbashkët për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar. Zëvendëskryeministri Konjufca gjithashtu i përcolli urimet e tij Japonisë për formimin e qeverisë së re dhe për emërimin e Kryeministres së re”, thuhet në njoftim të MPJD-së.
Në këtë njoftim thuhet se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e mëtejshëm të partneritetit me Japoninë. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: