Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim me Ambasadoren e Finlanda në Kosovë, Sh.S. Eevamari Laaksonen.
Në takimin njoftues pas formimit të qeverisë së re, ambasadorja Laaksonen e uroi Konjufcën për mandatin e ri, duke riafirmuar mbështetjen e Finlandës për zhvillimin demokratik dhe perspektivën evropiane të Republika e Kosovës.
Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë në forcimin e sundimit të ligjit dhe avancimin e reformave. Po ashtu, u vlerësua kontributi i diasporës kosovare në Finlandë, që numëron rreth 20 mijë bashkatdhetarë, si një urë e rëndësishme lidhëse ndërmjet dy vendeve.
Palët diskutuan edhe mundësinë e fillimit të procedurave për njohjen e ndërsjellë të patentë-shoferëve, si një hap konkret në lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve.
Në fund të takimit, u theksua se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e mëtejmë të partneritetit me Finlandën në fusha të interesit të përbashkët.