BallinaLajmeKonjufca për Hotin e Hoxhajn: Këta të dy me i bë bashkë...

Konjufca për Hotin e Hoxhajn: Këta të dy me i bë bashkë kanë më pak vota se Albulena Haxhiu

Të ngjajshme

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për krime lufte në Matiçan në vitet 98-99

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e...

OVL e UÇK-së: Hilmi Haradinaj me djemtë, i bënë ballë me guxim rrethimit të trefishtë

Sot, në përvjetorin  28-të të Epopesë së Dukagjinit, kategoritë...

Pensionohet rreshtermajori i FSK-së, Bedri Zuka

Rreshtermajori i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bedri Zuka,...

Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka komentuar kandidatin e LDK-së dhe atë të PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.

Konjufca në DPT te Fidani ka thënë se Avdullah Hoti e Enver Hoxhaj të dy bashkë kanë më pak vota se Albulena Haxhiu.

“Këta të dy me i bë bashkë kanë më pak vota se Albulena Haxhiu, kështu i ka votu populli i Kosovës, e kam fjalën në zgjedhjet e fundit. Një parim universal të cilin e ndjekin të gjithë, ai parimi i mirënjohur, një metodë me të cilën fiton mos e ndërro, LDK-ja niset prej parimit të kundërt, një metodë me të cilën humbë mos e ndërro”, tha Konjufca.

Tutje ai ka komentuar edhe kandidatin e PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhajn. Konjufca tha se Hoti e Hoxhaj janë kryeministra kukulla.

“Unë menoj që pak a shumë populli i Kosovës e ka përceptim të tabluar se ashtu siç është realcioni i Avdullah Hotit me Isa Mustafën njëjtë është edhe relacioni i Enver Hoxhajt me Hashim Thaçin ose Kadrin Veselin. Këta janë kryeministra kukulla, ne nuk kemi nevoje për kryeministra kukulla”, ka thënë Konjufca./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz