back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeKonjufca ia lë fajin opozitës dhe Kushtetueses: Krizat institucionale nuk vijnë nga...

Konjufca ia lë fajin opozitës dhe Kushtetueses: Krizat institucionale nuk vijnë nga qielli

Të ngjajshme

Ndërpritet furnizimi me ujë në një lagje të Vushtrrisë

Për shkak të pëlcitjes së gypit në rrugën “Bahri...

Orlando Bloom thyen heshtjen, flet për ndarjen nga Katy Perry

Orlando Bloom dhe Katy Perry kanë qenë një nga...

Mbrojtësi i Liverpulit thotë se Mbappe po i bën presion për tu bashkuar me Real Madridin

Ibrahima Konate, mbrojtësi i Liverpool-it, ka bërë një deklaratë...

Gërvalla dhe Peci kritikojnë bllokadën institucionale

Partia “Guxo” ka prezantuar sot kandidatët e saj për...

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, deklaroi se vendi po përballet me një nga krizat më të rënda politike.

Sipas tij, partitë kundërshtare të VV-së po bëjnë përpjekje të rrezikshme për të mos njohur rezultatin zgjedhor, duke e kushtëzuar themelimin e institucioneve.

Konjufca theksoi se kundërshtimi i themelimit të Kuvendit është mohim i vullnetit të qytetarëve.

“Nuk mbajmë mend të ketë pasur politikisht si ky, me siguri tani për tani jemi shumë afër për ta shikuar këtë vit nga retrospektiva historike, por mendja na thotë e bënë përpjekjen më të rrezikshme për mosnjohjen e rezultatit zgjedhor, me apo ndoshta pa vetëdije partitë politike që e kanë shpallur veten kundërshtare të VV-së, që nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve janë munduar të thonë vetëm një gjë, e kjo që vetëm një votë më pak se 50 përqind dhe shteti mbetet pa Kuvend. Çështja e themelimit të Kuvendit është akt i rendit të vullnetit të popullit si rezultat zgjedhor; të jesh kundër themelimit të Kuvendit do të thotë të jesh kundër vetvetes”, deklaroi Konjufca.

Ai kritikoi edhe Gjykatën Kushtetuese për qasje politike në vend të asaj kushtetuese, duke shtuar se opozita po e zvarrit procesin për të mos lejuar VV-në të qeverisë.

“Kriza institucionale zgjati sepse në pjesën e parë partitë opozitare nuk donin që VV-ja ta ketë kryetare Albulena Haxhiun, në pjesën e dytë po zgjatë sepse po mendojnë që nuk ka republikë as Kuvend nëse nuk zgjidhet një kryetar i Listës Serbe. Gjykata Kushtetuese i kontribuoi krizës, qasja e saj ishte më shumë politike se kushtetuese.”, theksoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz