BallinaSportKongresi i FIFA-s nis me një minutë heshtje për legjendën Fadil Vokrri...

Kongresi i FIFA-s nis me një minutë heshtje për legjendën Fadil Vokrri (Foto)

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Sot në mëngjes ka filluar Kongresi i 68-të i FIFA-s në Moskë. Në punimet e këtij kongresi ishte planifikuar të merrte pjesë edhe presidenti tashmë i ndjerë i FFK-së, Fadil Vokrri, së bashku me zëvendëspresidentin, Agim Ademi dhe sekretarin e përgjithshëm, Eroll Salihu. Megjithatë, në mëngjesin e së shtunës papritmas ndali së rrahuri zemra e presidentin Fadil Vokrri, duke lënë të pikëlluar një komb të tërë dhe njëherësh duke e lënë në gjysmë projektin e tij për zhvillimin e hovshëm të futbollit kosovar, por edhe duke e pamundësuar pjesëmarrjen e tij në Kongresin e FIFA-s në Moskë. Mirëpo, presidenti Vokrri nuk është në mesin tonë vetëm fizikisht, pasi gjithmonë do të jetë i pranishëm në mendjet dhe zemrat e të gjithë atyre që kontribuuan dhe do të vazhdojnë rrugëtimin e tij për zhvillim të mëtejmë të futbollit të Kosovës, si dhe do të jetë udhërrëfyes për të ardhmen e ndritur.

Në Moskë presidenti Vokrri nuk ishte fizikisht, por jeta dhe vepra e tij u nderua me një minutë heshtje në fillim të punimeve të Kongresit të FIFA-s, duke lënë gjurmë të pashlyeshme edhe në historinë e shtëpisë së futbollit botëror.

Të rikujtojmë se në punimet e Kongresit të FIFA-s, Kosova po përfaqësohet nga zëvendëspresidenti Agim Ademi dhe nga menaxheri Bajram Shala, kurse si pikë kryesore e këtij kongresi do të jetë votimi për nikoqirin e Botërorit 2026, e ku janë dy kandidatura, ajo e Marokut dhe kandidatura e përbashkët SHBA-Kanadë-Meksikë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz