Kongresi i Argjentinës miraton rritjen e pensioneve pavarësisht kundërshtimit të presidentit
dp

Lexo edheBora Zemani shfaqet në bikini të kuqe nga pushimet, po duket kaq ‘hot’

Ligjvënësit argjentinas miratuan të enjten një mocion për të rritur pensionet, të cilin qeveria e Presidentit libertarian Javier Milei e kishte kritikuar ashpër për shkak të shqetësimeve se kjo do të kërcënonte suficitin fiskal të shtetit, ka raportuar Reuters, transmeton Gazeta Express.
Senati i kontrolluar nga opozita mbështeti reformën e pensioneve, me 52 vota pro dhe katër abstenime. Dhoma e ulët e kongresit e kishte miratuar tashmë projektligjin.
Milei është zotuar të vërë veton ndaj një rritjeje të pensioneve dhe e bëri këtë tashmë në një veprim të ngjashëm vitin e kaluar. Që kur mori detyrën, ai ka ulur shpenzimet publike në një përpjekje për të kontrolluar inflacionin, megjithëse masat shtrënguese kanë goditur edhe punëtorët.

Lexo edheBora Zemani shfaqet në bikini të kuqe nga pushimet, po duket kaq ‘hot’