BallinaLajmeKonfirmon Vitia: Deri në fund të qershorit arrijnë dozat e para të...

Konfirmon Vitia: Deri në fund të qershorit arrijnë dozat e para të vaksinave nga Pfizer

Të ngjajshme

Sulm masiv rus në Ukrainë, 6 të vdekur

Sulmet kanë nisur në mëngjes dhe kanë zgjatur për...

Alaves kalon në epërsi ndaj Barcelonës në fundin e pjesës së parë

Alaves ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Barcelonës. Ishte...

Matoshi: Tri partitë e mëdha ranë në të njëjtin nivel, votat u vodhën “me thasë”

Komentatori politik Halil Matoshi, në Politiko reagoi ashpër ndaj...

Me rastin e fillimit të realizimit të Planit për Vaksinimin Masiv kundër COVID-19, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbajtur një konferencë për media.

Vitia me këtë rast ka treguar se deri në fund të muajit do të vijnë dozat e para të vaksinave nga kontrata e nënshkruar me Pfizer.

Ai po ashtu ka deklaruar se gjatë këtij muaji do të vijnë edhe 40 mijë doza të vaksinave nga COVAX.

“Për momentin kemi një numër relativisht komod të vaksinave në stoqet tona dhe deri në fund të muajit pritet të vij kontingjenti i parë i vaksinave nga kontrata që kemi siguruar me Pfizer. Mos të përmendim këtu diku edhe rreth 40 mijë doza që pritet të vijnë gjatë këtij muaji nga COVAX”, ka thënë ai.

Vitia është shprehur se me fillimin e vaksinimit masiv presin që të vaksinohen deri në 500 mijë persona në muaj.

“MSH bashkë me komunat ka krijuar hapësira të reja për vaksinim, ka organizuar 279 ekipe të vaksinimit nga 89 sa ishin deri tani. Ka siguruar vaksina të mjaftueshme, ka riorganizuar edhe aspektet logjistike me qëllim që vaksinimi në masë të fillojë. Ne në një muaj mund të kemi deri në 200 mijë të vaksinuar, e në ndonjë muaj edhe deri në 500 mijë”, ka shtuar ai.

Tutje Vitia ka thënë se deri tani në Kosovë janë vaksinuar më shumë se 100 mijë persona.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz