Komunikoi serbisht me Milinkovic-Savicin, fansat e shajnë dhe e fyejnë Muriqin

Vedat Muriqi ka shkaktuar zemërim të madh në mesin e tifozëve të vet shqiptarë, pas komunikimit kontrovers në gjuhën serbe me bashkëlojtarin e vet serb te Lazio, Sergej Milinkovic-Savic.
Muriqi iu përgjigj në gjuhën serbe bashkëlojtarit Sergej Milinkovic-Savic në një postim në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të ashpra, përfshirë sharje dhe ofendime.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Muriqi u rikthye nga lëndimi në fitoren e Lazios 2:0 kundër Napolit të dielën në Serie A.
Ai u fut në lojë nga stoli rreth 25 minuta para fundit, në atë që ishte paraqitja e tij e parë pas më shumë se një muaji.
Ish-sulmuesi i Lirisë dhe disa skuadrave të tjera shqiptare u shpreh i lumtur që u rikthye në fushë, në një postim në të cilin dashuri i shprehu edhe bashkëlojtari i vet serb, Milinkovic-Savic.
“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer dhe që kam kontribuuar në skuadër. Tri pikë shumë të rëndësishme. Forca shqiponja!” shkroi Muriqi në Instagram.
Mesfushori i Kombëtares së Serbisë, Milinkovic-Savic i komentoi: “Ajde srce” që në shqip do të thotë “Forca zemër”
E Muriqi ia ktheu me “Ajmoooo” apo në shqip “Forcaaaa”.

Lexo edheZYRTARE: Feronikeli nënshkruan me futbollistin nga Mali i Zi
Siç pritej, Muriqi ka marrë shumë kritika në komente për këtë dhe madje edhe është ofenduar pse iu përgjigj atij në gjuhën serbe.


Disa komentues e kanë pyetur atë pse nuk iu përgjigj në gjuhën shqipe apo në atë italiane, duke qenë luajnë në një klub italian.

Muriqi mungoi gjashtë ndeshje, katra në Serie A dhe dy në Ligën e Kampionëve për shkak të tërheqjes muskulore që e kishte pësuar kah mesi i nëntorit.

Ai i ka bërë nëntë paraqitje për Lazion deri tani këtë sezon, por është ende në kërkim të golit të parë që prej se iu bashkua asaj nga Fenerbahce në verë.














