BallinaLajmeKomunave po u bllokohen llogaritë

Komunave po u bllokohen llogaritë

Të ngjajshme

Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillimi i luftës me Iranin

Çmimi mesatar i një galoni benzine të rregullt amerikane...

Shtyhet festa e Barçës, Real Madridi fiton në Kataluni ndaj Espanyolit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 0:2 ndaj...

Shkëlqen Vini, Real Madridi fiton dhe e shtyn festën e Barcelonës

Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La...

Kurti në darkën zyrtare të Samitit EPC, takohet me liderë evropianë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...

Në tre vitet e fundit, komunave të Kosovës u janë marrë mbi 210 milionë euro si pasojë e vendimeve gjyqësore që lidhen me zbatimin e kontratave kolektive.

Pasojat e bllokimit të xhirollogarive bankare përmes përmbaruesve, po konsiderohen të padrejta, pasi po pamundësojnë realizimin e projekteve dhe investimeve kapitale.

Kështu ka deklaruar drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

“Në të kaluarën Komunat janë pyetur se ku po duan me iu marrë këto mjete, mirë po tani gjatë kësaj periudhe të fundit kohore atyre vetëm po iu merren mjetet edhe pse janë të zotuara dhe pastaj po shkaktojnë edhe probleme tjera zingjirore”, ka thënë Ibrahimi, raporton RTK.

Ai ka shtuar se mungon gatishmëria e nivelit qendror për të bashkëpunuar me komunat dhe për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.

Njëra nga komunat e prekura është edhe ajo e Deçanit, e cila tash e dy javë i ka të bllokuara xhirollogaritë bankare.

Komunat i kanë kërkuar Qeverisë për të gjetur një zgjidhje dhe të garantojë funksionimin normal të tyre, në mënyrë që qytetarët të mos privohen nga shërbimet dhe investimet publike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz