back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaRegjionaleDrenasKomuna: Të lirohen 14 pronat e uzurpuara në Drenas

Komuna: Të lirohen 14 pronat e uzurpuara në Drenas

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

Komuna e Drenasit përmes një komunikate për media, ka njoftuar se ka dërguar 14 vendime për lirimin e pronave publike komunale të uzurpuara nga njerëz të papërgjegjshëm për disa vite rresht, transmeton Drenica Press

Në njoftimin e komunës thuhet:

Përmes kësaj komunikate njoftojmë të gjitha mediat dhe opinion e gjerë se Komuna e Drenasit ka dërguar 14 vendime për lirimin e pronave publike komunale të uzurpuara nga njerëz të papërgjegjshëm për disa vite rresht.

Këto vendime të Komunës së Drenasit për lirimin e pronave të uzurpuara, janë marr mbi bazën e një Komisioni Profesional i cili ka verifikuar këto prona të cilat janë të uzurpuara prej shumë vitesh dhe ka rekomanduar që të merren masat konfrorm ligjeslacionit në fuqi për lirimin e tyre.

Ndërsa pronat/banesat që i ka dhënë Kuvendi Komunal vite me parë për shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, është duke u zhvilluar një hetim nga Njësia për Krime Ekonomike dhe Korrupsion të Prokuroria e Shtetit. Arsyeja e hetimit qëndron se ato vendime që janë marr nga Kuvendi i Komunës nuk i janë nënshtruar procedurës së ligjshmërisë nga ana e MAPL, ashtu siç e parasheh Ligji.

Ju njoftojmë se edhe ndaj pronave të uzurpuara dhe pronave tjera publike të Komunës së Drenasit janë duke u ndjekur procedurat hetimore nga ana e Njësisë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion të Prokurorisë së Shtetit.

Vendimet e Komunës së Drenasit për lirimin e pronës publike komunale, janë të pakthyeshme dhe do të zbatohen në përpikëri sipas Ligjit.

Po ashtu i garantojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit, se asnjë veprim i Komunës nuk është marr dhe nuk do të merret në kundërshtim me Ligjin.

Lidhur me këto raste, me mirëkuptim kërkojmë nga ana e mediave të Republikës së Kosovë, se Komuna e Drenasit nuk mund të jap informata tjera ngase mund të dëmtojnë hetimet. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz