BallinaRegjionaleDrenasKomuna me një njoftim të rëndësishëm për protestën e nesërme në Drenas...

Komuna me një njoftim të rëndësishëm për protestën e nesërme në Drenas (FOTO)

Të ngjajshme

Bosnja dyshon për një “spiun” italian në stërvitjen e tyre

Pak para finales së play-offit ndaj Italisë, te Bosnja...

Haxhiu: Murat Jashari, i vetmi kandidat për president me konsensus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar...

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se po kundërshtojnë sulmet me raketa

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe thotë...

Marrëveshja e suksesit, si ecën bashkë drejt historisë FFK dhe Ujë Mokne

Dy vite më parë Federata e Futbollit të Kosovës...

Të premten me fillim nga ora 12:00, organizohet protesta “Pro mësimit, JO përdhunimit” për të kërkuar drejtësi ndaj rastit të shfrytëzimit dhe keqtrajtimit të vajzës 16-vjeçare nga një mësimdhënës dhe polic në Drenas, shkruan Drenicapress.info

Organizatorët e kësaj proteste kanë ftuar të gjithë policët, mjekët dhe mësimdhënësit që t’i bashkohen protestës, nëse nuk duan të identifikohen si të tillë.

Lidhur me këtë protestë, komuna e Drenasit ka njoftuar se disa rrugë në qytet do të jenë të bllokuara për shkak të kësaj proteste.

Se për cilat rrugë bëhet fjalë, ju ftojmë ta lexoni njoftimin e komunës së Drenasit:

Njoftim për qytetarët

Komuna e Drenasit njofton të gjithë qytetarët se me datën 08.02.2019, e premte duke filluar nga ora 12:00 deri në ora 13:30, rruga “Ajet Rrukiqi” nga shkolla e mesme e Gjimnazit “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” dhe rruga “Ilaz Kodra” nga rrethi deri tek Komuna, do të jetë e bllokuar për automjete, ndaj me mirëkuptim kërkojmë nga qytetarët qe gjatë kësaj kohe të bllokimit të rrugëve, të përdorin alternativa të tjera të rrugëve.

Arsyeja e bllokimit të këtyre rrugëve behët me qëllim të zhvillimit të protestës së paralajmëruar për ditën e premte (08.02.2019) e cila është thirrur nga shoqëria civile lidhur me rastin e fundit të dyshimit për abuzim seksual nga polici dhe profesori ndaj të miturës.

Në foto gjeni edhe hartën e rrugëve të cilat do të bllokohen për zhvillimin e protestës.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Fotografia e Komuna e Drenasit

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz