BallinaLajmeKomuna ku nuk vërehet asnjë shenjë feste për Ushtrinë e Kosovës –...

Komuna ku nuk vërehet asnjë shenjë feste për Ushtrinë e Kosovës – revoltohen qytetarët

Të ngjajshme

Muriqi humb penalltinë më të rëndësishme të sezonit

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka humbur penalltinë më të...

Një 16 vjeçar nga Kosova sot është në bankën rezervë te Bayern Muncheni

Bayerni po zhvillon këto momente ndeshjen e Bundesligas ndaj...

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Tregu i Kosovës është shumë i ekspozuar ndaj ndryshimeve...

Gjakata amerikane: Elon Musk mashtroi investitorët në blerjen e Twitter-it

 Një Gjykatë në Kaliforni vendosi se miliarderi Elon Musk...

Pavarësisht se sot është votuar formimi i Ushtrisë së Kosovës, në Komunën e Gjilanit nuk është vërejtur asnjë shenjë feste për këtë ditë.

Komuna e Gjilanit nuk ka vendosur as flamuj të Kosovës, e as të ShBA-ve ose të aleatëve të tjerë të Kosovës në nderë të votimit të Ushtrisë së Kosovës, raporton Insajderi. Por, si për ironi, kjo komunë vendoste flamuj të Francës në ditën e pavarësisë së këtij shteti gjatë verës.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, javën e kaluar kishte deklaruar se ushtria e Kosovës nuk pritet të jetë një ushtri e vërtetë dhe se po bëhet për nevoja të brendshme politike.

Për këtë arsye kanë reaguar sot edhe disa qytetarë të Gjilanit. Përmes shkrimeve në rrjetet sociale, ata e kanë krahasuar komunën e tyre, me atë të Mitrovicës së Veriut.

Qëndrimet duket se nuk i kishte ndërruar as një ditë para se të formohej ushtria, duke e quajtur Qeverinë e Kosovës mosmirënjohëse ndaj BE-së dhe NATO-s.

“14 dhjetori është dita e rilindjes së Ushtrisë së Kosovës drejt ndërtimit të Forcave të Armatosura dhe anëtarësimit në NATO. Mirëpo, pa partnerët evropianë, nuk ka anëtarësim në NATO dhe BE. Mos harroni, mosmirënjohëse po del të jetë Qeveria e jo populli. SHBA-të janë bartësi kryesor i këtij procesi, por në parneritet me BE, ku Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca e Italia kanë histori në luftën tonë, në çlirimin tonë, në Pavarësisë e deklaruar”, kishte shkruar Haziri në profilin e tij në “Facebook”.

Por, Haziri e ndërroi sot mendimin për Ushtrinë e Kosovës. Deklaroi se themelimi i Ushtrisë së Kosovës është hap i jashtëzakonshëm përpara për shtetin. /Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz