back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaRegjionaleKomuna e Skenderajt jep sqarim rreth gjobitjes së Televezionit T7

Komuna e Skenderajt jep sqarim rreth gjobitjes së Televezionit T7

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Televezioni T7 sot është në Skenderaj, duke realizuar një emison me disa kandidatët për deputet për zgjedhjet e 6 tetorit.

Por kombi i regjisë së këtij televizioni është gjobitur nga inspektorët e komunës së Skenderajt.

Për më tepër lexojeni sqarimin e komunës rreth këtij rasti.

Sqarim publik;

Drenica luftën e ka pas me okupatorin Serb, të cilën e ka fituar, tani “luftën” e vetëm e kemi për sundim të ligjit dhe zhvillim ekonomik.

Së pari një gjë duhet t’a kemi të kjart se ligji do të respektohet për të gjithë njëjtë!

Një ekip nga televizioni T7, sot, ka hyrë me kamionë të tyre brenda sheshit, këtë e ka bërë pa njoftim paraprak dhe pa kërkim leje në Komunën e Skenderajt. Kështu duke shkelur shenjat e komunikacionit që ndalojnë një gjë të tillë. Përderisa rregullat parashohin që për çdo hyrje në shesh me vetura duhet të pajiset me pëlqim paraprakisht nga Drejtoria e Inspektoriatit. Por këtë nuk e ka përfillur fare televizioni në fjalë, prandaj edhe ështe gjobitur nga Policia e Kosovës dhe jo nga Inspektorët siç ka theksuar televizioni T7.

Në rastin tjeter, ku vetura e po të njëjtit televizion është parkuar në vendin ku nuk lejohet parkingu (përveç veturave zyrtare), ajo është përgjegjësi dhe detyrë e Policisë së Kosovës, dhe ata e dijnë më së miri se si të veprojnë në raste të tilla.

Ps: Ligjin do t’a respektojmë pa marrë parasyshë nëse do të jet televizion apo çkado tjetër.

Respekt për të gjithë!

LEXO EDHE: Komuna e Skenderajt e gjobit T7-shin me 40 euro

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz