Komuna e Skënderajt fillon aksionin për pastrimin e qytetit
Në kuadër të shënimit të Ditës së Tokës, që mbahet më 22 prill, Komuna e Skenderajt do të zhvillojë aktivitete për pastrimin e qytetit.
Me këtë rast, Komuna e Skenderajt ka ftuar të gjithë qytetarët t’i bashkohen këtij aksioni për pastrimin e qytetit.
Aksioni nis në ora 10:00 dhe takimi do të bëhet tek objekti i Komunës ku do të vazhdohet në disa rrugë dhe lagje.
Fillimisht do të bëhet mbjellja e luleve dhe drunjëve dekorativ në qytet, pastaj do të bëhet pastrimi i sheshit “Adem Jashari”, më pas do të kalohet në rrugët “28 Nëntori”, “Ilaz Kodra”, “18 Qershori” dhe rruga “Sala dhe Hamit Jashari”.

Lexo edhe20 vjet nga rënia e heroit të UÇK-së, Sali Çekaj
Po ashtu, do të pastrohen nga kompania përgjegjëse edhe parqet “Idriz Rreci”, “Shaban Polluzha” dhe Parku Amerikan i Lirisë.
Gjatë ditës së sotme do të mbahen edhe ligjërata dhe pastrim i parqeve në shkollat fillore dhe të mesme nga nxënësit.














