HomeLajmeKomuna e Skenderajt bën thirrje - shmangni lëvizjet, rrugët janë bërë me...

Komuna e Skenderajt bën thirrje – shmangni lëvizjet, rrugët janë bërë me ngrica shkaku i temperaturave nën zero

Të ngjajshme

Arrestohen 5 persona, pas një përleshje fizike në Ferizaj

Sot rreth orës 00:15, policia e rajonit të Ferizajt...

Largimi i KFOR-it nga veriu, a pati reagime nga qytetarët serbë? Flet Veton Elshani

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës...

Pesë klube të njohura interesohen për Zhegrovën

Edon Zhegrova po e tërheq interesimin e disa klubeve...

Komuna e Skenderajt ka njoftuar qytetarët për nevojën e kujdesit të shtuar, pas parashikimeve meteorologjike që tregojnë se temperaturat do të zbresin nën zero gjatë orëve dhe ditëve në vijim.
Sipas njoftimit zyrtar, qytetarëve u rekomandohet që, për aq sa është e mundur, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes të veçantë gjatë qarkullimit, për shkak të rrezikut nga rrëshqitjet në rrugë dhe trotuare, përcjellë Drenica Press.
Komuna bën të ditur se kompanitë e kontraktuara janë në terren dhe në gatishmëri të plotë për mirëmbajtjen e rrugëve, përmes kriposjes dhe hedhjes së zhavorrit, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion.
Megjithatë, nga autoritetet komunale kërkohet kujdes maksimal nga qytetarët, veçanërisht gjatë vozitjes dhe ecjes në zonat ku mund të krijohet akull.
Komuna e Skenderajt falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz