Komuna e parë në Kosovë e prekur nga koronavirusi po bën gati planin për dalje nga kriza

Kryetari i Komunës së Klinës Zenun Elezaj, ka thënë se pandemia ka ndikuar në aspektin ekonomik në këtë komunë.
Megjithatë, Kuvendi komunal ka formuar një grup për hartimin e një raporti për daljen nga kriza ekonomike.
Të gjitha propozimet do të analizohen në mënyrë që të komuna të tejkalojë sa më shpëjt krizën, thotë Elezaj.

Lexo edhePas arrestimit të krerëve te OVL-së, vjen paralajmërimi për protesta
“Gjithsesi që edhe komunën e Klinës e ka prekur në të gjitha segmentet, duke pasur parasysh faktin që ne ishim komuna e parë e prekur nga Covid-i dhe ajo kohë kishe shumë të panjohura, sikur edhe sot vazhdojmë të jemi të suksesshëm dhe e gjithë kjo ka ndikuar në të gjitha segmentet, por në veçanti tek ekonomia. Kryesisht disa biznese kanë qenë më të prekura që i takojnë fushës së gastronomisë”, ka thënë Elezaj për EkonomiaOnline.
“Ne, tash e kemi mbledhjen e radhës të asamblesë Komunale ku është formuar një grup për hartimin e një raporti për daljen nga kriza për rimëkëmbje ekonomike qe e kemi quajtur, ka bërë propozime te shumta për lirim të bizneseve nga taksat, qiratë dhe gjithçka që lidhet me buxhetin komunal, kuptohet dhe me mundësitë që i ka komuna e Klinës”, ka deklaruar Elezaj.














