Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, ka përzgjedhur sportistët më të dalluar për vitin 2016. Në këtë aktivitet tradicional, merrnin pjesë, ish-kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku, drejtori për Kulturë, Rini e Sport, z. Agron Dubovci, komandanti i Stacionit Policorë z. Driton Morina, përfaqësues e lojtar të ekipeve sportive, veteran të sportit dhe shumë qytetarë.
Më këtë rast, drejtori për Kulturë Rini e Sport,z. Agron Dubovci, para të pranishmëve ka përgëzuar të gjitha klubet dhe individët me të suksesshëm për rezultatet e arritura në këtë vit. “Viti që tani po lemë ishte shumë i suksesshëm në fushën e sportit nga të gjitha klubet, veçanërisht nga klubi i futbollit “Feronikeli” dhe “Feniksi”, por edhe i gjithë klubeve të tjera që ne ndihemi shumë krenar për këto të arritura. Komuna e Drenasit do të vazhdoj me përkrahje për klubet tona në subvencionim dhe krijimin e kushteve edhe me të mira infrastrukturore, sepse janë ambasadori më i mirë i Komunës sonë. Komuna e Drenasit dhe unë personalisht ju përgëzojë dhe falënderoj për të gjitha sukseset e arritura”, ka thënë Dubovci.
Juria në përbërje prej: Ilaz Dervishi- kryetar, Shpend Bogiqi- anëtar, Abedin Mehani- anëtar, Bekim Dobra- anëtar dhe Mehdi Ademi- anëtar, kanë bërë përzgjedhjen e me të mirëve të këtij viti.
Fillimisht janë ndarë mirënjohjet për ata të cilët kanë kontribuar në sportin në përgjithësi gjatë këtij vitit, pastaj janë shpërndarë edhe shpërblimet për sportistet e dalluar.
Sportistet e vitit 2016 janë shpallur:
Sportiste e vitit 2016 është shpallur Rukije Muja, volejbolliste nga KV “Drenasi”
Në vendin e dytë u zgjodh Mendurim Hoti nga KF “Feronikeli”
3. Narcis Alibegu nga KF “Feniksi”
4. Liridona Kurrumeli nga KV “Drenasi”
5. Mentor Mejzini KF “Feniksi”
6. Haxhi Shala nga KF “Feronikeli”
7. Kaltrina Fejza nga KV “Gryka”
8. Afrim Bazaj nga KB “Drenasi”
9. Eron Bylykbashi nga KSH “Qëndresa”
10. Blendi Saiti nga KH “Drenica”
Ndërsa klubi më i mirë është zgjedhur KF “Feronikeli”.
Trajneri më i mirë, Afrim Toverlani nga KF “Feronikeli”.
Punëtori më i dalluar sportiv, Faik Fazliu nga KF “Feniksi”
Gjyqtarët më të mirë u shpallen vëllezërit Getoar e Genc Bujupi
Pionierë të sportit u zgjodhën, Erion Bazaj nga Shkolla e Futbollit “Feronikeli” dhe Sabit Sahiti nga Shkolla e Futbollit “Feronikeli”.
Për epitetin “Shpresa” e sportit janë zgjedhur, Nikelina Franca, hendbolliste dhe Drin Lladrovci, futbollist.
Pedagogu më i mirë i kulturës fizike është zgjedhur Qerkin Morina.
Me mirënjohje të veçant është nderuar ish kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku për kontributin e dhënë në sportin e Drenasit.
Me mirënjohje janë nderuar edhe tre veteranët e sportit të Komunës së Drenasit; Ferat Qorri- ish futbollist, Enver Demaku- ish hendbollist dhe Mehdi Bucolli-ish futbollist.