back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaRegjionaleDrenasKomuna e Drenasit uron Kurtin, ka një porosi për të!

Komuna e Drenasit uron Kurtin, ka një porosi për të!

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Vazhdojnë reagimet pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Komuna e Drenasit në një njoftim për media, ka shkruar se kryetari komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe stafi i komunës urojnë të gjithë qytetarët e komunës për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve parlamentare.

Lexojeni të plotë:

Kryetari komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe stafi i komunës urojnë të gjithë qytetarët e komunës për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve parlamentare. Me këtë rast, qytetarët e komunës tonë, si dhe të mbarë Kosovës, dëshmuan kulturën dhe maturinë e tyre qytetare e politike.

Këto zgjedhje edhe një herë dëshmuan se qytetarët e Drenasit vlerësojnë punën e mirë që po bëhet nga komuna.

Komuna e Drenasit, uron fituesit e zgjedhjeve parlamentare dhe i fton që të marrin shembull komunën e Drenasit për qeverisje të mirë e transparencë dhe njëkohësisht i fton për bashkëpunim në të mirë të interesit të përgjithshëm.

Lexo edhe: Përfundon numërimi në Drenas, ja diferenca e PDK-së me partitë tjera

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz