back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaRegjionaleDrenasKomuna e Drenasit kërkon furnizim me mjete e pajisje mjekësore ose aprovim...

Komuna e Drenasit kërkon furnizim me mjete e pajisje mjekësore ose aprovim të vendimit të komunës për fondin emergjent

Të ngjajshme

Dyshime për manipulim edhe në Rahovec | Ali Dulës së VV-së i hiqen 405 vota pas rinumërimit

Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë...

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

Gjykata Kushtetuese del me vendim: Zgjedhja e Nenad Rashiqit ishte anti-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se...

Komuna e Drenasit kërkon nga Ministria e Financave dhe Transfereve e cila nuk po i mbështet komunat për vendimet e marra në Kuvendet Komunale, ose të bëj furnizime me mjete e pajisje mjekësore emergjente, ose të aprovoj ndarjen e mjeteve financiare për të tejkaluar gjendjen emergjente shëndetësore në komuna.

Më datën 27.02.2020 Kuvendi i Komunës së Drenasit, në mbledhjen urgjente, me vota unanime ka marr vendim për ndarjen e mjeteve në vlerë prej 229.200 euro, Vendim për bartjen e mjeteve financiare për menaxhimin e situatës së krijuar nga virusi covid-19. Na shqetëson fakti që ende nuk kemi marr ligjshmërinë e aktit të Kuvendit nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, përkatësisht nga Ministria e Financave dhe Transfereve, ndërkohë që nevojat dhe kërkesat emergjente dhe planifikimin për secilën ditë po rriten për të tejkaluar këtë gjendje. Komuna e Drenasit për çdo ditë humb hapin e planifikimit të emergjencës pa zotimin e mjeteve.

Ndërkohë që shohim që për këto qëllime, Qeveria e Republikës së Kosovës ndan mjete, pavarësisht procedurave, ndërsa nuk përshpejtohet aprovimi i vendimit tonë ligjor për këtë qëllim.

Komuna e Drenasit, ka kontaktuar me MAPL-në, përkatësisht me sekretaren e kësaj ministrie për të konfirmuar aktin e ligjshmërisë, por ajo ka deklaruar se Ministria e Financave akoma nuk e ka kthyer vlerësimin.

Ne nuk do të shqetësoheshim, sikur Ministria e Shëndetësisë të na furnizonte me materiale preventive për stafin shëndetësorë, inspektorët komunalë, zyrtarët e Qendrës për Punës Sociale dhe stafin komunal, për të tejkaluar këtë gjendje.

Kujtojmë që në Komunën e Drenasit, shërbimet shëndetësore kryhen për 24 orë në dy qendra, në QKMF në Drenas dhe në QMF në Komoran, kurse stafi i këtyre qendrave është 181 të kujdesit parësor shëndetësor si dhe 4 mjek vullnetar dhe 17 infermier e teknik.

Edhe një herë kërkojmë nga Ministria e Financave ta kthej në MAPL aktin e ligjshmërisë së Kuvendit të Komunës së Drenasit, ose të merr përsipër niveli qendror furnizimin me pajisje emergjente.

Për hir të transparencës po publikojmë listën e materialeve preventive të dërguar nga Ministria e Shëndetësisë nga data 16.03.2020 deri më 01.04.2020.

Të Fundit

Sport

ShowBiz