back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaRegjionaleDrenasKomuna e Drenasit dhe IADK ngrisin 15 plantacione me mjedra

Komuna e Drenasit dhe IADK ngrisin 15 plantacione me mjedra

Të ngjajshme

“Me Bian s’kam qenë kështu”/ Toni hidhet në krahët e Benitës

Toni dhe Benita po kalojnë më shumë kohë së...

Bajrami thotë se qeveria në detyrë “po prodhon inflacion” përmes politikave të gabuara

Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka drejtuar kritika ndaj...

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Nga investimet e përbashkëta të Komunës së Drenasit, gjegjësisht DBZHE dhe IADK-së, si dhe participim të fermerëve përfitues janë mbjell 1.5 ha me mjedëra në disa fshatra të Drenasit.

Sipas Drejtorit të DBZHE, z. Skender Hasi, në këtë aktivitet janë përkrahur 15 fermerë për mbjelljen e pemishtëve të vogla me mjedra, sipërfaqja e të cilave është nga 1000 m² për përfitues, të cilat do tu shërbejnë fermerëve për krijimin e të hyrave për ekonomit e tyre familjare, pastaj do të marrin njohuri të mjaftueshme professionale për praktikat më të avancuara të kultivimit të mjedrës, si dhe do të motivohen për zgjërim të sipërfaqeve kultivuese në vitet e ardhëshme. Pakoja përkrahëse për secilin përfitues përfshinë fidanët e mjedrës, pastaj sistemin e ujitjes pikë-pikë dhe disa inpute tjera përcjellëse.

Fermerët janë furnizuar me fidane të gjelbërta të mbjellura në substrat gjegjësisht module plastike, të cilat janë importuar nga Italia. Këta fidanë të gjelbërt të mjedrës janë më të sigurt si nga aspekti shëndetësor, ashtu edhe për nga përqindja e zënjes së bimëve pas mbjelljes në vendin e përhershëm për faktin se sistemi rrënjor nuk është i zhveshur, por ai është shumë mire i zhvilluar në substratin adekuat dhe nuk do të ketë asnjë lloj stresi apo shkëputje të rritjes së bimëve pas mbjelljes nën gastrat e fermerëve.

Të gjithë fermerët janë trajnuar dhe këshilluar direct në teren për gjithë teknologjinë e kultivimit të mjedrës, duke filluar nga përgatitja e tokës, plehrimi, mënyra e mbjelljes si dhe masat tjera të përkujdesit pas mbjelljes. Fermerët me kohë kanë kryer të gjitha përgatitjet dhe me suksese Brenda afatit optimal kanë bërë mbjelljen e fidanëve. Mjedra është një kulturë e rëndësishme nga grupi i pemëve të imëta, që sjellë përfitime të mira për kultivuesit e vyeshëm, dhe përfaktin se është culture shumëvjeçare dhe ka një treg të sigurt të plasimit të tyre, kryesisht në tregun e jashtëm europian.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz