back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeKomiteti i Stabilizim Asocimit: Më shpejt me reformën në drejtësi dhe vettingun

Komiteti i Stabilizim Asocimit: Më shpejt me reformën në drejtësi dhe vettingun

Të ngjajshme

Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në një...

Ajri i ndotur në Kosovë, këshillohet që personat e ndjeshëm të shmangin daljet

Sipas platformës “IQAir”, ku bëhen matjet e cilësisë së...

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se...
- Advertisement -

Takimi i tetë i Komitetit të Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian është mbajtur në Bruksel.

Takimi është kryesuar nga drejtoresha për Ballkanin perëndimor në Direktoratin e përgjithshëm për politikat e fqinjësisë evropiane, Genoveva Ruiz kalavera dhe Eralda Cani, përfaqësuese e qeverisë shqiptare.

Komiteti është ndalur tek zhvillimet më të rëndësishme të vitit të shkuar në fushat e sundimit të ligjit, reformës së administratës, tregtisë, zhvillimit ekonomik, etj.

Komisioni Evropian ka mirëpritur progresin në këto fusha dhe ka nënvizuar nevojën për të parë rezultate, veçanërisht në reformën e drejtësisë dhe procesin e vettingut.

Ai po ashtu ka inkurajuar vijimin e progresit në të gjitha prioritetet kyçe, përfshirë korrupsionin, krimin e organizuar, kultivimin e kanabisit, trafikimin, etj. – shkruan TCh

Përtej pesë prioriteteve kyce, Komisioni Evropian ka nënvizuar se ka edhe çështje të tjera që duhen trajtuar, siç është edhe aplikimi i pajustifikuar për azil në vendet anëtare të BE.

Komisioni Evropian vlerësoi se bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë një pjesë esenciale e progresit të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian. Roli i Shqipërisë si partner strategjik për BE është nënvizuar po ashtu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz