back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaSportKombëtarja U19 e vajzave nis grumbullimin e shtatorit, të enjten ndeshje testuese...

Kombëtarja U19 e vajzave nis grumbullimin e shtatorit, të enjten ndeshje testuese me Kombëtaren A

Të ngjajshme

Kombëtarja e Kosovës U19 në konkurrencën e vajzave ka nisur grumbullimin e shtatorit, si pjesë e përgatitjeve për ndeshjet miqësore ndaj Malit të Zi që zhvillohen në fund të tetorit, si dhe për sfidat kualifikuese të Ligës A për Kampionatin Evropian që e presin në nëntor.

Në kuadër të këtij grumbullimi, Dardanet U19 do të luajnë edhe një ndeshje testuese me Kombëtaren A të Kosovës, të enjten, në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Përzgjedhësja Albina Rrahmani u shpreh e kënaqur me këtë fazë përgatitore, duke e konsideruar si një mundësi të mirë për të parë nga afër formën e futbollisteve.

“Ky është një kamp shumë i mirëseardhur, edhe pse është jashtë datave të UEFA-s e FIFA-s. Falë bashkëpunimit me Kombëtaren A, do të zhvillojmë një ndeshje testuese që do të na ndihmojë të shohim potencialin e vajzave, ndërkohë që kjo ndeshje i shërben edhe ekipit A. Në fund të tetorit do të kemi dy miqësore me Malin e Zi, ndërsa në nëntor na presin ndeshjet kualifikuese që do të jenë shumë të vështira, pasi kemi përballë ekipe shumë të forta si Portugalia, Danimarka dhe Islanda. Megjithatë, po mundohemi që t’i përgatisim sa më mirë këto vajza dhe të paraqitemi sa më mirë. Është një gjeneratë që ka përvojë në ndeshje ndërkombëtare, pasi ka luajtur nga U15 në turne zhvillimor të UEFA-s, pastaj disa prej tyre kanë qenë edhe në U17 që kanë luajtur ndeshje po aq të forta. Prandaj po shpresojmë se kjo eksperiencë e tyre do të ndikojë për të mirë në ekipin tonë”, tha Rrahmani.

Ndërkohë, futbollistja Olsa Maqastena theksoi se atmosfera në ekip është shumë pozitive dhe grupi është i përgatitur për sfidat që i presin.

“Jemi një grup i mirë dhe kemi pritur me shumë kënaqësi edhe disa vajza që i janë bashkuar ekipit nga jashtë. Atmosfera është në nivel dhe stërvitjet po shkojnë shumë e mirë. Në muajin tetor i kemi ndeshjet miqësore në Mal të Zi. Jemi përballë edhe më herët me Malin e Zi dhe sigurisht se këto miqësore do të na ndihmojnë shumë për ndeshjet kualifikuese të nëntorit, ku kemi përballë kundërshtarë të nivelit të lartë. Por ne edhe më herët jemi përballë me kundërshtarë të këtij niveli në gjeneratat e mëhershme dhe jemi të gatshme për sfidat që na presin”, tha Maqestena

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz